Zemra si organ muskulor luan rolin e pompės e cila e shtyn gjakun ne qarkullim.
Zemra,arteriet,venat dhe kapilarėt formojnė sistem tė mbyllur te gjakut. Zemra ėshtė organ i zgavruar muskulor i pėrbėrė prej dy zgavrave me te vogla-veshėza dhe ne dy zgavra me te mėdha-barkushe, te cilėt tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun te qarkulloje.
Arteriet janë enë elastike te gjakut , te cilat gjakun e largojnë nga zemra.
Venat janë enë te buta elastike të cilat e sjellin gjakun ne zemër.
Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyjnë gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak.
Kujdesi nga dëmtimet e zemrës dhe gjakut :
Leukemia - është sëmundja më e rëndë e gjakut në ç'rast për një herë rritet numri i rruazave të bardha të gjakut dhe zvogëlohet numri i rruazave të kuqe. Shkaku i kësaj sëmundjeje akoma nuk dihet , por paramendohet që të ketë prejardhje VIRUSALE.
Zemra e zgjeruar - paraqet dobësimin e muskulit të zemrës i cili ngaldalshëm dhe dobët kontrakton dhe me këtë dobësohet qarkullimi i gjakut dhe organet nuk kanë oksigjen të mjaftuar. Si pasojë e këtyre mungesave paraqitet dobësimi i përgjithshëm i organizmit.
Miokarditi - është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës , gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera , ndonjë infeksion më i madh - gripi , reumatizmi i dhëmbëve , bajameve etj.
Infarkti - është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat ushqejnë zemrën , gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve, ndonjë plasaritje e arterieve e percjellur me gjak derdhje , gjatë streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë. Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, gjë që shkakton që ajo pjesë e muskulit të zemrës të vdes. Infarkti përcillet me dhimbje të renda. Ka raste kur zemra ndërpret punën dhe shkaktohet vdekje.
Aritmia -është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtesuar me kërcime dhe ndërprerje te rrahjeve.Kjo dukuri është pasoje e kontrolles se dis'harmonizuar te ngacmimeve nervore te punës se zemrës te cilat e kane prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.
Aterioskleroza- është grumbullimi i materieve te yndyrshme dhe kripërat e kalciumit ne brendi ne muret e arterieve ne çrast vjen deri te mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit te gjakut me shumë pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes te gjakut e cila mund te shkaktohet edhe nga gjendjet nervore,streset etj.
Armando Jaupi/GazetaStart