E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Sa keni aftėsi tė udhėheqėsit?
Sa keni aftėsi tė udhėheqėsit?
Sa keni aftėsi tė udhėheqėsit?
Njė numėr i madh i hulumtuesve tė natyrės sė njeriut theksojnė se dėshira pėr udhėheqje dhe dominim mbi tė tjerėt ėshtė njėra nga aktivizuesit mė tė fortė tė sjelljes njerėzore.

Duke e pranuar mundësinë se kjo te disa njerëz është motivuese e fortë, mund të themi se ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe. Të tjerët, pra, shprehin dëshirën që të lirohen nga ajo që të jenë udhëheqës apo t’i udhëheq dikush.

Po ju, çfarë dëshironi? Nëse dëshironi të zbuloni se sa mund t’i udhëhiqni të tjerët, plotësoni me kujdes testin e mëposhtëm dhe do ta gjeni vendin tuaj. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.


1.Kënaqëm gjatë tentimeve që të tjerët t’i bind për mendimin tim.

PO, NDOSHTA, JO



2.Me gjithë qejf jap urdhëresa dhe udhëzime se si të punojnë të tjerët.

PO, NDOSHTA, JO



3.Nuk më pëlqen që sjelljet e të tjerëve t’i koordinoj sipas dëshirës sime.

PO, NDOSHTA, JO



4.Kam shumë kujdes që të mos i imponohem askujt.

PO, NDOSHTA, JO



5.Shpesh jam organizues dhe iniciator i udhëtimeve dhe argëtimeve për shokët.

PO, NDOSHTA, JO



6.Përpiqem ta përmirësoj shijen e dobët të atyre që i njohë.

PO, NDOSHTA, JO



7.Më rëndon kur të tjerët më kërkojnë këshilla se si të veprojnë kur ndodhen në ndonjë situatë të palakmueshme.

PO, NDOSHTA, JO


8.Jam anëtar vetëm i atyre shoqatave ku mund të jap kontributin tim.

PO, NDOSHTA, JO


9.Distancohem nga ajo që të ndikoj në mendimet dhe veprimet e njerëzve pa e marrë parasysh mënyrën.

PO, NDOSHTA, JO



10.Jam i aftë të vlerësoj dhe t’i udhëzoj të tjerët se çka duhet të kryejnë.

PO, NDOSHTA, JO



11.Nuk tërhiqem lehtë nga dëshira që të tjerët t’i bind mbi mendimin tim.

PO, NDOSHTA, JO



12.Edhe kur jam fort i bindur në qëndrimin tim, nuk besoj se do të ishte edhe sipas vullnetit të të tjerëve.

PO, NDOSHTA, JO



13.Më me dëshirë i lë të tjerët të gabojnë se të ndikoj në vendimet e tyre.

PO, NDOSHTA, JO



14.Besoj se secili e ka shijen personale dhe për këtë nuk përzihem kur dikush e kërkon mendimin tim.

PO, NDOSHTA, JO



15.Kur i përvishem ndonjë pune dëshiroj ta kryej në mënyrën time.

PO, NDOSHTA, JO


Tabela e rezultateve

Po Jo Ndoshta


1. 5 3 1

2. 5 3 1

3. 1 3 5

4. 1 3 5

5. 5 3 1

6. 5 3 1

7. 1 3 5

8. 5 3 1

9. 1 5 3

10. 5 1 3

11. 5 3 1

12. 1 3 5

13. 1 3 5

14. 1 3 5

15. 5 3 1


Interpretimi i rezultateve



Prej 15-30 pikë:

Ju do të mund të udhëhiqni vetëm një grup që nuk mendojnë njëjtë, ngase rëndësi të madhe i kushtoni lirisë dhe përcaktimit individual. Keni qëndrime të forta dhe bindje personale si dhe respekt të veçantë për llojllojshmëri. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se po e teproni me neutralitet.



Prej 31-60 pikë:

Keni dëshirë të jepni këshilla, mirëpo këtë e bëni në masë dhe kufi të caktuar, në mënyrë që të mos imponoheni. Duke marrë parasysh këtë, Ju jeni bashkëbisedues ideal, por jo edhe udhëheqës ideal.



Mbi 60 pikë:

Dëshirë të flaktë keni që edhe të tjerët të mendojnë njëjtë si Ju dhe të veprojnë ashtu si mendoni Ju se është më së miri. Keni aftësi që të imponoheni me qëndrimet tuaja, ashtu që shpesh jeni “kryesues” në rrethin familjarë, të miqve si dhe në punë.


Publikuar: 03.10.2008 05:36:55
Lexuar: 59 herė
Fjalėt kyēe: Aftėsi, udhėheqėsit,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Si t’i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin? Si t’i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin?
Si ti kalojnė bashkėshortėt  problemet pesė vitet e para tė martesės? Si ti kalojnė bashkėshortėt problemet pesė vitet e para tė martesės?
Shqetėsimi & stresi i provimeve ndikon nė kujtesė Shqetėsimi & stresi i provimeve ndikon nė kujtesė
Si i thonė “tė dua” nė gjuhėn e tij? Si i thonė “tė dua” nė gjuhėn e tij?
Nuk ėshtė ideal, mirėpo ėshtė megjithatė ideal i papėrsosur! Nuk ėshtė ideal, mirėpo ėshtė megjithatė ideal i papėrsosur!
A i zėvendėson televizori rrėfenjat e gjyshes? A i zėvendėson televizori rrėfenjat e gjyshes?
Nuk je ai qė mendon se je Nuk je ai qė mendon se je
Formula pėr njė familje tė lumtur Formula pėr njė familje tė lumtur
Besimtarėt, njerėzit qė pėrjetojnė mė pak ankth Besimtarėt, njerėzit qė pėrjetojnė mė pak ankth
Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor Nė tryezė pėr tė luftuar stresin vjeshtor
Google Yahoo MSN