E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Zvogėlohet borxhi publik i Maqedonisė
Zvogėlohet borxhi publik i Maqedonisė
Zvogėlohet borxhi publik i Maqedonisė
Borxhi i pėrgjithshėm publik i Maqedonisė nė gjysmėn e parė tė vitit 2008 ėshtė zvogėluar pėr 133,3 milionė euro dhe arrin 23,3 pėr qind tė BPV-sė.

Këtë sot e lajmëroi Ministria e Financave, duke shtuar se borxhi i përgjithshëm publik në fund të qershorit të këtij viti ka arritur 1,45 miliardë euro, ndërsa në fund të vitit të kaluar ka qenë 1,58 miliardë euro.

Borxhi i jashtëm publik në dhjetor të vitit 2007 ishte 1,027 miliardë euro dhe shënon rënie të butë, kështu që në fund të vitit 2008 është zvogëluar në 1,02 miliardë euro.

Borxhi i brendshëm publik në dhjetor të vitit të kaluar arrinte 555,6 milionë euro dhe deri në fund të qershorit të këtij viti është zvogëluar në 429,3 milionë euro.

Nga borxhi i përgjithshëm publik, Qeveria deri në fund të qershorit ka pasur borxh prej 1,29 miliardë eurove, ndërsa pjesa e mbetur prej mbi 157 milionë eurove është borxh i ndërmarrjeve publike.
Borxhi i përgjithshëm i Qeverisë prej fundit të vitit 2007 deri në qershor të këtij viti është zvogëluar për 137,6 milionë euro, gjegjësisht në 20,7 për qind të BPV-së.

Sipas Ministrisë së Financave në gjysmën e parë të vitit 2008 është arritur përmirësim i strukturës kamatore në portfolion e borxhit publik, e me këtë edhe lëvizje drejt realizimit të plotë të qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë për menaxhimin e borxhit publik (viti 2008-2010).

Në periudhën janar-qershor të vitit 2008 rritet borxhi me shkallë fikse kamatore për rreth 3 pikë procentuale dhe raporti i borxhit me shkallë fikse përkundër shkallës së ndryshueshme kamatore arrin 65:35.
Në tregun primar të Letrave Shtetërore me Vlerë (LSHV) në gjysmën e parë të vitit 2008 u lëshuan 12 emisione të shënimeve 3 mujore shtetërore, gjashtë emisione të shënimeve 6-mujore shtetërore, si dhe tri emisione të shënimeve 12-mujore shtetërore. Krahas emisionit të LSHV-ve afatshkurte janë lëshuar edhe dy emisione të letrave 2-vjeçare shtetërore me vlerë dhe dy emisione të letrave 3-vjeçare shtetërore me vlerë. Me LSHV janë ofruar gjithsej 107,65 milionë euro, ndërsa janë realizuar 103,51 milionë euro.

Mendim pozitiv për huazim në gjashtë muajt e këtij viti kanë marrë SHA. "Pyjet e Maqedonisë" me vlerë prej 22 milionë denarëve, komuna e Karposhit me vlerë prej 25.402.091 denarëve si dhe SHA. "ELEM" për projektin Brod-Gneotino me vlerë prej 38 milionë eurove. SHA. "ELEM" mori mendim pozitiv edhe për projektin "Hec II" me vlerë prej 27 milionë eurove. Në mendimin pozitiv për huazimin e SHA. "ELEM" është përfshirë edhe dhënia e garancisë nga Ministria e Financave. Po ashtu, në gjysmëvjetorin e parë është lëshuar garanci shtetërore për huazimin e SHA. "MEPSO" me vlerë prej 11 milionë eurove. Është vendosur vetëm një huazim i ri edhe atë i SHA. "Pyjet e Maqedonisë" me vlerë prej 22 milionë denarëve. /Makfaks/


Publikuar: 03.10.2008 06:09:43
Lexuar: 30 herė
Fjalėt kyēe: Zvogėlohet, borxhi, publik, Maqedonisė,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Ohri kėto ditė jeton nė vlugun e sezonit turustik Ohri kėto ditė jeton nė vlugun e sezonit turustik
Ēmimi i naftės arriti nė 145 dollarė Ēmimi i naftės arriti nė 145 dollarė
Shqipėria shiti rafinerinė e naftės Shqipėria shiti rafinerinė e naftės
Lehtėsim nė tregti jashtėkufitar Lehtėsim nė tregti jashtėkufitar
Ftohen gjermanėt tė investojnė nė Kosovė Ftohen gjermanėt tė investojnė nė Kosovė
BE-ja rekomandoi ndjekje vigjilente tė reziqeve nga ēmimet BE-ja rekomandoi ndjekje vigjilente tė reziqeve nga ēmimet
Investitorė italianė kėrkojnė tė marrin me koncesion kaskadėn e Shkumbinit Investitorė italianė kėrkojnė tė marrin me koncesion kaskadėn e Shkumbinit
EVN: Do ta ndėrpresim rrymėn pėr ata qė nuk paguajnė EVN: Do ta ndėrpresim rrymėn pėr ata qė nuk paguajnė
Qeveria e Kosovės: Do tė rrisim eksportet dhe investimet Qeveria e Kosovės: Do tė rrisim eksportet dhe investimet
Al Gor: Energjia nė SHBA tė prodhohet nga era dhe dielli Al Gor: Energjia nė SHBA tė prodhohet nga era dhe dielli
Google Yahoo MSN