Nė spektaklin "The Best Model of Kosova 2008", i cili u organizua nga O.J.Q. "Qendra rinore", defiluan nga 12 djem dhe vajza, tė cilėt defiluan pėrpara njė numri tė vogėl publiku nė sallėn "1 Tetori".
Juria e përbërë nga shtatë anëtarë profesionistë çmimin e tretë ua ka ndarë Kushtrim Zekës dhe Saranda Berjanit, çmimin e dytë e kanë fituar Ardian Kelmendi dhe Arvanita Gashi, ndërsa çmimi i parë u takoi Ibrahim Kelmendit dhe Alberie Pacollit.
Modelja më e mirë është zgjedhur në bazë të duartrokitjeve të publikut, pasi që vendi i dytë dhe i pari, pikërisht Arvanita Gashi dhe Alberie Pacolli kishin dalë me pikë të barabarta. Ndërkohë që publiku kishte qenë më i zëshëm për Alberien.
Është hera e parë që marr pjesë në një sfilatë mode dhe po ndihem shumë mirë që fitova, është shprehur Ibrahim Kelmendi.
Ky çmim më jep kurajë që të vazhdoj edhe më tutje të merrem me sfilita të modës, Alberie Pacolli./Zëri/.