Kampioni i Italisė, Inter, e ka mposhtur sonte nė Giuseppe Meazza skuadrėn e porsakthyer nė Serie A, Bolognia, me rezultat 2-1.
Zikaltrit ishin dukshëm skuadër më e mirë në ndeshje, ndërsa Ibrahimovic dalëngadalë po e rikuperon formën e tij më të mirë pas lëndimeve të cilat e munduan për një kohë.
Ishte pikërisht sulmuesi suedez ai që ua dha epërsinë vendasve në pjesën e parë (25). Me këtë rezultat përfundoi edhe gjysmëloja e parë, edhe pse Interi ka mundur të shënojë më shumë gola.
Në pjesën e dytë (50) Perandori Adriano dyfishon rezultatin nga pika e bardhë, për tia ofruar qetësinë trajnerit Jose Mourinho.
Edhe pse mysafirët ngushtuan epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë me anë të Moras, bolonjezët nuk u treguan aq të fuqishëm saqë të barazonin me kamponit në fuqi.