Nė njė botim tė fundit statistikor tė Institutit tonė tė Statistikave mund tė lexosh shifrat zyrtare tė punėsimit dhe papunėsisė pėr vitet e fundit. Dhe vihet re se shkalla e papunėsisė vjen nė rėnie, diēka rreth 1%. Madje dhe po tė shohėsh ato tė 2007 pėrsėri ka njė rėnie, e gjithnjė bėhet fjalė pėr mė pak se 1%, d.m.th kemi kaluar nga 13.8 nė rreth 13.2.
E rëndësishme është të zvogëlohet papunësia, do thoshin disa, nuk ka rëndësi nëse është shumë apo pak. Por, nëse do të fillonim analizën e shifrave, situata nuk do të duket aspak optimiste e aspak për tu mburrur, përkundrazi.
Shifra e shkallës së papunësisë zyrtare del nga numri i të papunëve që regjistrohen në zyrat e punës. Atëherë problemi që meriton vëmendje e analizë: Kemi të bëjmë me ulje tëshkallës së papunësisë, apo ka humbur besimi i të papunëve, të cilët shkojnë gjithnjë e më pak të regjistrohen në zyrat e punës? Pra kemi të bëjmë me ulje reale apo ulje juridike të papunësisë. Kemi të bëjmë me ulje për ata atje lart apo me ulje për ata atje poshtë?
Nënjë raport të para disa kohëve Banka Botërore theksonte se rreth 45% e të papunëve nuk regjistrohen në zyrat e punës, e për rrjedhojë nuk përfshihen fare tek të papunët. Dhe matematika do të ishte në këtë rast gjëja më e thjeshtë për tu bërë, për ta treguar se sa mund të jetë papunësia e vërtetë.
Le të shkojmë pak më tej e ti analizojmë këto shifra sipas gjinisë. Situata nuk është aspak rozë, madje duket e errët e theksuar. Kanjë dallim shumë të dukshëm midis burrave e grave, ku shkalla e papunësisë për gratë është shumë më e lartë e shkalla e punësimit është shumë më e ulët se sa ajo e burrave. E çështë më e keqja niveli i punësimit të grave vjen gjithnjë e në ulje.
Por, le të vazhdojmë më tej me punësimin e grave sepse, ajo që është më e rëndësishme është që pjesëmarrja e tyre në tregun e punës ka ardhur gjithnjë e në rënie, e ato po tërhiqen gjithnjë e më shumë brenda mureve të shtëpisë. Dhe nuk e bëjnë sepse iu pëlqen, por sepse nuk kanë mundësi punësimi, sepse punët që iu ofrohen janë në treg informal e me kushte të tmerrshme pune, pa asnjë lloj kontrate e me paga mizerabël.
Por, këto gra e vajza janë të padukshme, sepse ligjërisht nuk përfshihen tek të papunat, e përsa kohë janë të padukshme për shtetin, askush nuk kërkon ti japë një zgjidhje e përkrahje. Ato janë të padukshme në lidhje me punësimin, por janë të padukshme edhe në lidhje me pjesëmarrjen në komunitet dhe gjithnjë e më shumë të izoluara nga ana sociale. E duket e vështirë të flasësh për integrim në Nato e BE ndërkohë që për shumë gra dhe vajza integrimi është deri tek dyqani më i afërt i ushqimeve.
Skemat embrojtjes dhe përfshirjes sociale nuk mund të shtyhen me arnime, sikurse vazhdon të bëhet. E kjo do të kërkonte një analizë të gjatë e të detajuar sa periodikët nuk do ta përmblidhnin dot të tërën. Por, le të përmendim vetëm një fakt tjetër, në lidhje me ndihmën ekonomike.
Kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit se dalja nga skema e ndihmës ekonomike e disa familjeve na u trajtuaka si arritje e madhe. Por, nuk ndryshon asgjë, edhe pse pesë apo gjashtë familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike. Një skemë që i jep ndihmë të pjesshme fshatit sepse i konsideron të gjithë në fshat të vetëpunësuar, edhe pse x familje mund të mos ketë asnjë të ardhur, ka nevoja reformimi që nga themeli. E nëse nga një skemë e tillë e vjetruar deri në kalbje dalin kaq apo aq familje kjo nuk tregon aspak se ne tashmë qenkemi më pak të varfër. Kur një njeri, një shtetas shqiptar vret veten sepse nuk paguan dot një borxh prej 100 Eurosh, unë them që varfërinë e paskemi në palcë.
Qytetarët shqiptarë kushdo qofshin ata, nuk kanë nevojë për qeverinë ezemrës së dhimbsur. Zemrën e dhimbsur le ta kenë fondacionet e shoqëritë bamirëse apo ato fetare. Ndërsa qeveria duhet të jetë vizionare për atë që do të bëjë dhe misionare për ta bërë atë që thotë.
Qeveria e një vendi nuk është për të bërë bamirësi, por për të siguruar mirëqenie për çdo qytetar, për ti dhënë siguri çdo qytetari, për të mos lejuar që 80% e grave të punësuara në Shqipëri të jenë të pambrojtura nga çdo lloj sigurimi, për të dalë e për të dënuar me forcë, çdo ditë po të jetë e mundur, fenomenin e dhunës, për të mos lejuar shkallën e analfabetizmit në rritje, për ti thënë ndal vetëvrasjeve për shkak të varfërisë, etj, etj, etj.
Politikë vizionare do të thotë mirëqenie për të gjithë, për të pasurit dhe të varfrit, për burrat dhe për gratë. Ndryshon niveli i mirëqenies si pasojë e nivelit të pasurisë, por nuk ndryshon vetë mirëqenia si kusht i një shoqërie moderne për të gjithë.Ndaj më pëlqen ta mbyll me sentencën universale të Xhon Kenedit se: Një qeveri që nuk ndihmon të varfrit e shumtë, nuk mund të mbrojë dot të pasurit e paktë.
Nga Ermira Danaj
*Autorja është kryetare e Forumit të Gruas në PSSH