Janet Jackson ėshtė detyruar ti anulojė edhe tre koncerte tė tjera nė turneun e saj ameriko-verior, pasi qė ajo vazhdon tė luftojė me sėmundjen e mistershme.
Superylli i muzikës pop dhe R&B, e kishte anuluar një koncert të shtunën në Greensboro të North Carolinas, ndërsa të dielën ka anuluar edhe koncertet në Atlanta të Georgias, dhe të hënën do të mungojë në koncertin e paralajmëruar për tu mbajtur në Fort Lauderdale të Floridës.
Deri më sot Janet i ka anuluar gjashtë koncerte që nga momenti kur ishte sëmurë në fillim të javës që shkoi. Deri më tani përfaqësuesit e këngëtares kanë refuzuar të tregojnë detajet për sëmundjen e saj, ndërsa vëllai i saj, Randy Jackson, ka thënë se këngëtarja vuan nga marramendja.