E premte, 21.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Qeveria e Kosovės tė enjten ka finalizuar presionin e saj edhe ndaj njė institucioni tė pavarur me qėllim tė vendosjes sė kontrollit tė plotė, Universitetit tė Prishtinės. Pėr disa ditė me radhė nėpėr gazetat qė janė lojale ndaj

everisë është bërë një presion i jashtëzakonshëm ndaj UP-së dhe të enjten mbrëma ky presion u finalizua në emisionin qendror të lajmeve të RTK-së ku kryeministri Thaçi dhe ministri i arsimit Enver Hoxhaj praktikisht shantazhuan Universitetin e vetëm publik.

Duke anuluar një memorandum që Qeveria kishte nënshkruar më herët me UP-në dhe duke kushtëzuar njëkohësisht rektorin dhe dekanët e UP-së që t’i binden Qeverisë nëse duan të marrin shpërblimin, edhe njëherë Qeveria përdori paratë që u takojnë institucioneve të pavarura për t’i shantazhuar ato. Një veprim i tillë kohë më parë u përdor ndaj Agjensionit Kundërkorrupsion, kur me të publikuar informacionet për korrupsionin në nivele të larta të Qeverisë, u thirr drejtori i agjensionit dhe në sy të tij u demantuan informacionet për raste të hetuara të korrupsionit po që njëkohësisht u dha lajmi se u janë rritur rrogat zyrtarëve të Agjensionit Kundërkorrupsion.

Në rastin e UP-së, kryeministri Thaçi e tha qartë atë që mund të quhet kulmi i presionit ndaj këtij institucioni, në edicionin qendror të RTK-së. Me fjalë tjera kryeministri tha që sa më herët të binden strukturat “neglizhente” të UP-së aq më parë do ta marrin shpërblimin për këtë. Ky praktikisht është një shantazh që i bëhet universitetit dhe tashti vetëm duhet pritur se ku do i dali tymi gjithë këtij presionit. Thaçi po ashtu tha në të njëjtën paraqitje publike “këto struktura neglizhente do të përfshihen nga reformat”. Si mund të interpretohet kjo vetëm si një shantazh ndaj të padëgjueshmëve.

Natyrisht edhe ky rast është në vazhdën e veprimeve arbitrare të Qeverisë Thaçi për ta vendosur kontrollin politik në të tëra institucionet e pavarura dhe kjo po arrihet në një mënyrë krejtësisht autoritare. Qeveria tashmë ka shndërruar një pjesë të shtypit ditor në shtyp satelit prej nga lanson presione ndaj individëve e institucioneve që nuk i binden, kurse televizionin publik po e përdor sikur të ishte televizion i PDK-së, për të finalizuar goditjet ndaj individëve e institucioneve të pabindura.

Kjo është një dukuri që Organizata ÇOHU! e ka denoncuar edhe në raportet e veta monitoruese në tre mujorin e parë dhe në tre mujorin e dytë të Qeverisë Thaçi. Fatkeqësia qëndron në atë se tashmë është krijuar një masë e konsiderueshme e redaktorëve e gazetarëve që thjesht bëjnë punën e tellallëve për Qeverinë dhe një pjesë e tyre këtë janë duke e bërë bazuar edhe në marrëdhënie korruptive me Qeverinë. Ka raste kur redaktorë e gazetarë marrin projekte për emisione të cilat paguhen mijëra euro dhe si kundërshpërblim marrin rolin e tellallit për Qeverinë. Individë të tillë po i ndihmojnë Qeverisë të shtrijë kontrollin në të gjitha sferat e jetës publike në Kosovë.

Është momenti i fundit që të gjithë faktorët që kanë ndikim t’i dalin në rrugë përdorimit të pushtetit për interesa ekskluzive të ekzekutivit dhe të partive që kanë pushtetin. Kjo rrënon demokracinë, kthen mbrapa ndërtimin institucional dhe dëmton pariparueshëm rrugën e Kosovës drejt ndërtimit të saj si një shtet, republikë demokratike.


Publikuar: 06.10.2008 02:54:02
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Qeveria, disiplinon, universitetin, Prishtinės,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Vota shqiptare pėr Obaman Vota shqiptare pėr Obaman
7 arsye pse them “Kėtu ka tradhti burra”! 7 arsye pse them “Kėtu ka tradhti burra”!
Fati i ligjit mbi duhanin Fati i ligjit mbi duhanin
Vendet demokratike zakonisht nuk luftojnė kundėr njėra tjetrės Vendet demokratike zakonisht nuk luftojnė kundėr njėra tjetrės
Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare
Njė ēarje serbo - ruse Njė ēarje serbo - ruse
Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68 Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68
Duke jetuar nė njė botė jopolare Duke jetuar nė njė botė jopolare
Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė! Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė!
Ismail Kadare: Shqiptarė, duajeni mė shumė veten! Ismail Kadare: Shqiptarė, duajeni mė shumė veten!
Google Yahoo MSN