E premte, 21.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesėmarrje nė treg
Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesėmarrje nė treg
Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesėmarrje nė treg
Edhe pse tregu i shfletuesve tė internetit ėshtė larg njė beteje tė ashpėr, Internet Explorer nga Microsoft edhe mė tutje ėshtė sundimtar i papėrkulshėm. Mirėpo gjėrat edhe nė kėtė industri interesante pėr ne po ndryshojnė.

Ekspertët e kompanisë Net Applications, më saktësisht filiali i cili merret me produkte apo shërbime të caktuara në treg, çdo muaj raporton mbi ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar, kanë shënuar trendin e rënies së pjesëmarrjes së Internet Explorerit, mirëpo gjithashtu edhe të Firefoxit.

Sipas të dhënave të Net Applications për muajin shtator, Internet Explorer ka humbur edhe 0.63 për qind shtesë të pjesëmarrjes në krahasim me të dhënat e muajit të mëhershëm, mirëpo ende gjendet në vendin e parë me 71.52 për qind të pjesëmarrjes. Sigurisht në vendin e dyte gjendet Firefox me 19.46 për qind të pjesëmarrjes në treg, mirëpo edhe ky shfletues interneti ka shënuar rënie prej 0.22 për qind në raport me të dhënat e muajit gusht.

Rritje të pjesëmarrjes ka shënuar Apple Safari, dhe atë për 0.28 për qind, derisa ende gjendet në vendin e tretë të shfletuesve më të përdorur të internetit me 6.65 për qind të pjesëmarrjes. Rritje ka shënuar edhe Opera të cilës rritja prej 0.07 për qind i ka mundësuar që të zë vendin e pestë me 0.69 të pjesëmarrjes.

Vendi i katërt mbetet i rezervuar për risinë e kësaj liste, Google Chrome, i cili sipas të dhënave të Net Applications ka 0.78 për qind të pjesëmarrjes, mirëpo gjithashtu shënon rënie, dhe atë për më shumë se një për qind.


Publikuar: 06.10.2008 10:31:03
Lexuar: 22 herė
Fjalėt kyēe: Internet, Explorer, Firefox, pjesėmarrje, treg,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Laptop i pėrsosur pėr profesionistė Laptop i pėrsosur pėr profesionistė
TorrentSpy duhet tė paguajė afro 111 milionė dollarė TorrentSpy duhet tė paguajė afro 111 milionė dollarė
Apple World: Tė caktosh rrugėn duke ecur kundra rrymės Apple World: Tė caktosh rrugėn duke ecur kundra rrymės
Mi laserik nga Logitech pėr laptopė Mi laserik nga Logitech pėr laptopė
Windowsi i ri nuk do tė irritojė si Vista Windowsi i ri nuk do tė irritojė si Vista
Apple paraqet iPod Nano tė ri Apple paraqet iPod Nano tė ri
Microsoft dėshiron tė blejė vetėm makinėn e kėrkimit nga Yahoo Microsoft dėshiron tė blejė vetėm makinėn e kėrkimit nga Yahoo
Celular me diamante Celular me diamante
Ferrari lanson modelin e ri - California Ferrari lanson modelin e ri - California
Pėrfshihu nė ditėn e shkarkimit tė Firefox 3 Pėrfshihu nė ditėn e shkarkimit tė Firefox 3
Google Yahoo MSN