E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomia amerikane nė recesion?
Ekonomia amerikane nė recesion?
Ekonomia amerikane nė recesion?
Nė njė kohė kur vazhdojnė problemet nė tregun e kredive dhe rėnia nė bursė, ekonomistėt amerikanė gjithnjė e mė shumė po shprehim mendimin se ekonomia amerikane ėshtė nė recesion.

Parashikimet ekonomike që u dëgjuan në takimin e Shoqatës Kombëtare të Ekonomisë së Biznesit, të njohur si NABE, theksonin se ekonomia amerikane është tashmë në recesion.

Recesioni është një rënie e vazhdueshme ekonomike që ka zgjatur të paktën 6 muaj. Teknikisht, një komision ekonomistësh të pavarur analizon nëse ka filluar recesioni. Deri tani ky komision, Byroja Kombëtare për Kërkime Ekonomike, ende nuk ka dhënë gjykimin e tij.

Por ekonomistët në takimin e Shoqatës NABE thonë se me rënien e vazhdueshme të çmimit të shtëpive, ngrirjen e tregut të kredive dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve, nuk ngrihet më pyetja nëse ekonomia amerikane është në recesion, por sa do të zgjasë recesioni.

Ekonomisi Kris Varvares, presidenti i ardhshëm i Shoqatës NABE, parashikon se ekonomia amerikane do të përjetojë një rënie të thellë dhe të gjatë:

"Probabiliteti po rritet gjithnjë e më shumë për një rezultante edhe më të keqe të prodhimit të brendshëm bruto dhe për një skenar që i përngjet një "humnere pa fund." Shpresojmë se nuk do të shkojnë deri atje gjërat. Shpresojmë që Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale si dhe banka të tjera qendrore në të gjithë botën nuk do ta lejojnë që gjendja të precipitojë aq keq. Por besimi tek tregu është shumë i brishtë."

40 ekonomistë korporatash që u anketuan 2 javë më parë thanë se nuk do të ketë rritje ekonomike gjatë 3 mujorit të fundit të vitit, duke e mbyllur gjithë vitin me një rritje fare të vogël.

Pritet që viti 2009 të sjellë një përmirësim të vogël. Në rastin më të mirë pritet një rritje prej 2 presje 7 për qind për 3 mujorin e dytë të vitit.

Profesori i Universitetit Princeton Pol Krugman tha në konferencë se Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën ekonomi deflacioni që mbërtheu Japoninë gjatë viteve '90.

Ai shpreh shqetësimin se, edhe nëse ulet niveli zyrtar i normave të interesit afat-shkurtër nga niveli aktual prej 2 për qind, përsëri institucionet financiare nuk do të jenë të gatshme të japin kredi. Zoti Krugman paralajmëron se ekonomia amerikane ndeshet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai i bën thirrje qeverisë të vërë në zbatim një tjetër program për t'u kthyer konsumatorëve para nga taksat në mënyrë që të rriten shpenzimet.


Publikuar: 07.10.2008 06:52:22
Lexuar: 28 herė
Fjalėt kyēe: Ekonomia, amerikane, recesion,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Republika e Kosovės, realitet Republika e Kosovės, realitet
Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė
Ekzekutimet e PD-sė Ekzekutimet e PD-sė
Miti i kthimit tė trurit Miti i kthimit tė trurit
Politika e moda, CULLAK! Politika e moda, CULLAK!
Greqia, pakt me Gazprom Greqia, pakt me Gazprom
Janezi, Putini slloven Janezi, Putini slloven
Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt
Ata ishin… Ata ishin…
Mėkati nė shėndetėsinė kosovare Mėkati nė shėndetėsinė kosovare
Google Yahoo MSN