E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn
Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn
Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn
Kryetari i Serbisė, Boris Tadiq duke ri-aktualizuar idenė e vjetėr serbe; planin pėr ndarjen e Kosovės, ėshtė duke ndjekur logjikėn, ku “ēdo burrė shteti duhet tė pėrpiqet tė pajtojė atė qė konsiderohet e drejtė me atė qė konsiderohet e mundshme”.

Kështu Tadiqi mendon se ndarja e Kosovës përveç që është e mundshme, është edhe e drejtë, pasi që Serbia nuk arriti ta mbajë Kosovën si të terën nën kontrollin e saj. Për Serbinë fitore është edhe ndarjen e Kosovës, prandaj edhe ndiqet logjika e të kërkuarit shumë, për të fituar pak.

Ri-aktualizimi i këtij projekti është dashur të pritet dhe duhet të pritet sa herë që Serbia nuk do të arrij atë që kërkon: dështimi në parandalimin apo bllokimin e shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës është një arsye për Serbinë. Kosova nuk mund t’ia ndaloj askujt të mendoj apo deklarojë diçka, por ky deklarim bëhet i rrezikshëm për Kosovën atëherë kur vjen si projekt shtetëror. Ideja për ndarjen e Kosovës nuk është ëndërr e ndonjërit prej pushtetarëve në Serbi dhe as ka qenë, por është projekt shtetëror të cilin e kanë për obligim ta venë në jetë apo zbatojnë në praktik secili nga udhëheqësit e Serbisë.

Serbia gjithnjë e ka shikuar Kosovën si vend-arenën më të mundshëm të një përballje me shqiptarët; kjo nëse nuk ka ndodhur deri më sot, nuk do të thotë se nuk mund të ndodh nesër. Shikuar nga pikëvështrimi i sotëm, Veriu i Kosovës do të jetë epiqendra apo mejdani i kësaj përballje, nëse jo me mjete tjera, atëherë e atyre politike dhe diplomatike. Kjo gjendje nuk duhet nënvleftësuar dhe as hedhur poshtë si të pabazë.

Ngjashmëritë dhe synimet

Që nga vitit 1999 Veriu i Kosovës nuk qeveriset nga Prishtina dhe në këtë pjesë të Kosovës është krijuar një gjendje faktike, ku Beogradit përmes serbëve lokal qeveris në atë pjesë dhe e cila qeverisje nuk ka asnjë lidhje me Prishtinën. Vazhdimi i qëndrimit të UNMIK-ut absolutisht nuk është garanci se atje po kthehet apo do të kthehet edhe sundimi i ligjit dhe pushteti i Kosovës. Në fakt në Veri të Kosovës gjërat po bëhen mbrapsht dhe si e tillë gjendja faktike mund të shkoj çdo ditë e më shumë drejtë shndërrimit në një gjendje juridike; arritja deri tek marrja e një vendimi politikë për të legalizuar gjendjen faktike që tani mbretëron në Veri të Kosovës, ku pastaj Prishtina vetëm mund të flas, por jo edhe të veprojë drejtpërsëdrejti.

Në fakt situata e tanishme në Veri të Kosovës ngjan në një gjendje të krijuar pas viteve të ’90-ta të shekullit XX, në dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë. Është shkruar e thënë shumë kohëve të fundit dhe vazhdon edhe tani ky debat, rreth luftës gjeorgjiano-ruse për Osetin Jugore dhe Abkhazinë dhe ngjashmëritë mes Kosovës dhe këtyre dy rajoneve. E vërtet e madhe është se Kosova si tersi, historia e saj, procesi dhe rruga që ka ndjekur apo nëpër të cilin ka kaluar Kosova deri tek shpallja e pavarësisë, nuk kanë asgjë të përbashkët me rrugën që kanë ndjekur Osetia Jugore dhe Abkhazinë.

Megjithatë, nëse flasim pak më shtruar apo nëse problemin e shtrojmë në një kontekst tjetër, del se ka diçka të përbashkët këtu. Arkivimi i projektit për ndarje të Kosovës dhe ri-aktualizimi i tij sa herë ka nevojë politika serbe, është dëshmi e fortë se Serbia në raport me Kosovën po ndjekë linjën që ka ndjekur Rusia në raport me Gjeorgjinë sa i përket dy rajoneve separatiste. Përmes këtij projekti Serbia, ashtu si edhe Rusia, përgatisin terrenin për një proces të mëvonshëm. Prandaj, ngjashmëritë këtu duhet të kërkohen mes Veriut të Kosovës dhe rajoneve separatiste në Gjeorgji, por jo edhe Kosovës si tërësi dhe atyre dy rajoneve.

Kjo mund të tingëllojë si ide e kotë, ngase thuhet se Kosova gjendet në një ambient tjetër, nga sa është Gjeorgjia, e vërtet e madhe. Por, Veriu i Kosovës, ngjashëm si dy rajonet separatiste në Gjeorgji, ka vite që nuk përfill asnjë vendim, ligj apo urdhër të Prishtinës, ngjashëm siç nuk i përfillnin ligjet dhe urdhrat e Gjeorgjisë Osetia Jugore dhe Abkhazia. Në të dy këto rajone të Gjeorgjisë kishte një mision paqeruajtës të përbërë nga forcat ruse, gjë që edhe në Veri të Kosovës ekziston misioni i UNMIK-ut. Të gjitha veprimet e ndërmarra nga Rusia në Osetin Jugore dhe Abkahzi janë bërë në emër të ruajtjen së paqes, por që në të vërtet si prapavijë kanë pasur përgatitjen dhe armatosjen e këtyre vendeve për hapin që ndërmorën së fundi. Edhe Serbia në Veri të Kosovës ndjek po këtë strategji, që duke kundërshtuar vendosjen e EULEX-it, (të mos flasim për pushtetin e Prishtinës), dhe duke u thirr në emër të dhënies së ndihmës për të mbijetuar serbët në atë pjesë, synojnë që të kenë terren të lirë për të krijuar atë që synojnë, shndërrimin e gjendjes në rajon nga një gjendje faktike në një gjendje juridike dhe që pastaj të mund të kërkojnë më lehtë shkëputje.

Nuk është ëndërr, por projekt shtetëror

Por, pyetja që mbetet varur është, a është duke u ndërmarr ndonjë hap për ta ndryshuar drejtimin e kësaj rrjedhe ku është gjendur e ardhmja e Veriut të Kosovës? Problem nuk përfundon me atë, se ndarja e Kosovës është një ëndërr e kohës së Millosheviqit, ngase ka shumë mundësi që ajo të mund të bëhet një zhgjëndërr e Tadiqit. Ndarja e Kosovës nuk ka qenë dhe as është ëndërr e ndonjë politikani në Serbi, siç e thamë më lart, por është projekt shtetëror të cilin çdo udhëheqës i Serbisë është i obliguar dhe betohet e bekohet nga Kisha për ta venë në jetë përmes rrugëve që do t’u duken me të lehta apo që do t’u vijnë përdore.

Atëherë, nëse ky qenka projekt i politikës shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës, cili është projekti i Kosovës ndaj këtij plani, që do të mund ta bënte të pazbatueshëm në territorin e Kosovës? Henry Kessinger thotë se “legjitimiteti lidhet me pranimin e pushtetit pa detyrim; mungesa e tij e kthen çdo garë në një provë të forcës”. Ne jemi dëshmitarë se pushtetin e Prishtinës serbët e Veriut nuk e përfillin dhe as e pranojnë. Dhe nëse vazhdon kjo situatë, a do të thotë se Prishtina, nëse jo sot, nesër do të jetë e detyruar për ta përdorë ndonjë formë të forcës për ta shtrirë autoritetin dhe pushtetin? Zyrtarisht kjo është hedhur poshtë nga Prishtina, por as vetëm të vëzhguarit e problemit nuk ofron zgjidhje. Përkundrazi kjo sjellje vetëm sa do ta ndërlikojë problemi dhe do t’u jap hapësirë ekstremistëve për të forcuar pozitat dhe kërkesat e tyre.

Prestigji i një kombi është reputacioni i pushtetit të tij, prandaj a kemi ne një pushtet që do të mund të ofronte një strategji për tejkalimin e kësaj gjendje në Veri të Kosovës? Nuk besoj se do të jetë e mundur të bëhet diçka e tillë nëse Kosova nuk arrin të hartoj një plan kombëtare për integrimin e vendit. Ky plan do të duhej të përmbante në vete aspekte të analizuara mirë nga fusha e sigurisë, politikës, ekonomisë, por edhe programe nga fusha sociale dhe e integrimit të të gjithëve në Kosovë.

Ky plan kombëtar do të duhej të përdorej me mençuri nga Kosova, duke i shërbyer si mekanizëm presioni mbi Serbinë. Në fakt do të duhej të ishte një strategji e cila do t’u prezantohej të gjitha palëve që janë të interesuara për të parë një ecjen të mbarë të proceseve në Kosovë; sidomos mbështetësve të Kosovës së pavarur, në mënyrë që ata pastaj ta përdorin po këtë plan si argument përball Beogradit, por edhe si kartë të kushtëzimit për ecjen e mëtutjeshme të Serbisë. Kosova do të duhej të bënte presion tek bashkësia ndërkombëtare, sidomos tek BE-ja dhe NATO-ja, që ta kushtëzojnë Serbinë në proceset e saja integruese, me pranimin e këtij plani të hartuar nga Kosova.

Veriu si peng i një plani të munguar

Në një situatë kur nuk jemi të gatshëm, por jemi edhe të penguar për ta përdorur ndonjë forcë që ta shtrijmë pushtetin në Veri të Kosovës, krijimi i një strategjie të tillë mbete e vetmja zgjidhje e mundshme për t’u implementuar në terren. Fatkeqësia këtu qëndron në faktin se edhe kjo strategji mungon dhe në mungesë të saj ne shohim përpjekje nga lider të ndryshëm që problemin e Veriut të Kosovës mundohen ta zgjidhin si të vetëm. Kjo nuk është ndaj më e mirë, sepse po të kishte qenë kaq e lehtë, moti do ta kishin zgjidhë këtë shumë personalitete politike që janë dhe kanë qenë në Kosovë.

Kështu që duhet kuptuar se masat që ndërmerr pushtetit “nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk pranohen nga ata që sundohen”, thotë Rober Kaplan. Sepse “një udhëheqës që e kufizon rolin e tij me përvojën e popullit të vet, është i dënuar të ngec në vend”, ndërsa që “një udhëheqës që e tejkalon eksperiencën e popullit të vet, rrezikon të mos kuptohet”. Kjo situatë ka ngjarë deri më sot në Kosovë, sepse shumë diplomatë kanë provuar që këtë problem ta zgjidhin sipas kutet të shtetit të tyre, gjë që i ka bërë të dështuar apo të vendnumërojnë, ndërsa që ne vetë nuk kemi pasur njohurin e duhur për të ofruar zgjidhje dhe nuk jemi kuptuar. Prandaj kërkohen hapa të saktë dhe një bashkim i strategjive të mira për të arritur sukses në përballje me Serbinë, qoftë edhe rreth kërkesës se sajë që ta ndaj Kosovën. Sepse pas dështimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë; sepse kjo Gjykatë vetëm mendim mund të jap, por jo edhe të merr vendim, Serbia do t’i kthehet me më ngulm kësaj ideje përsëri, kështu që duhet kuptuar se gjërat ende nuk janë zgjidhur krejtësisht mes Kosovës dhe Serbisë.

Ardian Zejnaj/telegrafi


Publikuar: 08.10.2008 01:55:05
Lexuar: 53 herė
Fjalėt kyēe: Pajtimi, mundshmes, drejtėn,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Marrėdhėnie Publike, jo Propagandė Marrėdhėnie Publike, jo Propagandė
Kosova dhe sfidat e pushtetit paralel Kosova dhe sfidat e pushtetit paralel
Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme
Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke
Elitizmi demokratik i shoqėrisė tonė Elitizmi demokratik i shoqėrisė tonė
Politikanė vampirė! Politikanė vampirė!
Schumer: Nėse Serbia nuk vepron Amerika do tė veprojė! Schumer: Nėse Serbia nuk vepron Amerika do tė veprojė!
Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68 Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68
Pse janė harruar martirėt e Grudės dhe Zef Miliqi!? Pse janė harruar martirėt e Grudės dhe Zef Miliqi!?
A vlenė sakfrifikimi pėr Maqedoninė A vlenė sakfrifikimi pėr Maqedoninė
Google Yahoo MSN