E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Intelektualėt bredhacakė
Intelektualėt bredhacakė
Intelektualėt bredhacakė
Treshja e teatrit “Dodona” me dramėn e EdWard Albeet nė Elbasan.Njė trupė me dy aktorė dhe njė regjisor tė ri ėshtė kollaj tė lėvizė nėpėr teatrot e Shqipėrisė sė madhe, edhe nė stinat e vdekura.

Me dramën “Tregimi zoologjik” të dramaturgut amerikan EdWard Albee (1928), Teatri “Dodona” i Prishtinës sjell një copë të aktualitetit të sotëm teatror nga Kosova. Regjisori Sokol Plakolli, i cili me këtë vepër ka mbrojtur punën e diplomës në fakultetin e dramës në kryeqendrën kosovare, duket pak i tërhequr, jo pse aktorët e tij, Mentor Zymberaj dhe Ismet Azemi janë njerëz me shumë më tepër përvojë se ai në skenën e teatrit, madje njëri prej tyre, edhe ish- profesori tij, por ngaqë Sokoli është i zhytur në botën e Albee-t, të cilën ai e koncepton si një glob i kapur në rrjetë merimange.

Para premierës në Elbasan, në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”, regjisori i ri thotë se Albee është nga ata autorë dhe “Tregimi zoologjik” nga ato vepra që i përfshin të gjithë stilet dramaturgjike, pra një autor modern sa edhe një vepër antike, klasike, sadoqë kjo që u shfaq mbrëmë në “Skampa” njihet në repertorin e teatrit botëror si ajo që lindi dramën amerikane të absurdit (1958). Plakolli i ri mendon se temës tmerrësisht të thjeshtë të autorit amerikan mbi izolimin njerëzor dhe vetminë, i ka mëshuar tek situata aktuale intelektuale.

Sipas tij, dy personazhet, rebeli Xheri dhe antiheroi Piter janë modelet e gjenialiteteve që gjenden ndër njerëz, por që “shoqëria i ka hedhur dhe i ka bërë bredhacakë”. Historia e njeriut të konsumuar nga vetmia që një ditë të bukur ndodhet në një park përballë një tjetri të cilin e detyron të bëhet pjesë e një akti të dhunshëm, jo më kot është e vendosur në sfodin e botës së kafshëve. Si të ishin botë paralele të ndërgjegjes, loja e aktorëve Mentor Zymberaj dhe Ismet Azemi, është një eko për “punët e njeriut” që nga origjinat, për punët e tij me veten, me kafshët dhe të tjerët.

Ismet Azemi, njëherësh aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, thotë se drama e Albee-t e ka shtyrë që të bëjë një betim jo të zakontë me kolegun Zymberaj. Ajo i ka lidhur aq ngushtë sa mendojnë se ia vlen ta luajnë gjatë njëzet viteve të ardhshme. “Tregimin zoologjik” në versionin e realizimit të teatrit “Dodona” ai e sheh besnik ndaj autorit amerikan, por një version të ri duke iu referuar leximit interesant të Plakollit.

“Unë e shoh teatrin, ashtu siç unë e ndjej”,- thotë Ismeti, duke shtuar se teatrin e mirë, kërkues dhe cilësor ai e ndesh sot jo aq në Teatrin Kombëtar, por në kompanitë private që po përjetojnë në Kosovë një stinë të artë. “Dodona”, për shembull, është një teatër që mbështetET nga komuna e Prishtinës dhe një nga katër treatrot që ka aktivitet në këtë kryeqytet.

Për zhvillimet e teatrit sot në vendin e tyre të tre djemtë janë në një mendje: një ditë ky vullkan ngjarjesh, ndjesish, trysnish dhe historish të së shkuarës, të afërta dhe të largëta, ka për të shpërthyer “pas vlimit”. “Frutet e gjithë kësaj bote të bërë art, nuk kanë për të vonuar”.

Sipas Zymberajt, duhen mbajtur mend ato gabime që po bëhen sot, të paktën në teatër. Temat e vogla, të parëndësishme dhe të sipërfaqshme, nuk janë për ne. “Shumë jemi modernizuar. Ne kemi civilizimin tonë të kahershëm. Kemi një lëndë që s’duhet ta përçojmë”. Ai e ka fjalën qoftë për detyrat e dramaturgëve të rinj, qoftë për një lloj mentaliteti inferior përballë çdo lloj arti që vjen nga Perëndimi, apo ndaj të huajve në përgjithësi. Thënë me fjalë të tjera, shqiptarët kudo ku janë, në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, kanë aq shumë probleme sa s’iu del ditënata të merren me historinë dhe aq më pak me historinë e njohur të botës dhe autorët e shkollave.

Puna e treshesh Plakolli, Zymberaj dhe Azemi, pas premierës në “Skampa 2008” do të shfaqet gjatë një turneu në Shqipëri në muajt e ardhshëm.

Ditët e festivalit në Elbasan që këtë vit kanë për sllogan “Teatri ndryshe”, sollën dje në skenë monodramën rumune të Doru Motoc “Dashuria të sjell fishekun e fundit” me regji dhe lojë të aktores Luminita Borta; “Tregimi zoologjik” i “Dodonës” dhe“Dasma” e Erand Sojlit e Teatrit vendas “Skampa”.

Sot vazhdon në mbrëmje me prodhimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, “Allegretto Albania” e Stefan Çapalikut, me regji të Altin Bashës.



Publikuar: 08.10.2008 04:15:51
Lexuar: 44 herė
Fjalėt kyēe: Intelektualėt, bredhacakė,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Dita e fundit e Rafols Casamada Dita e fundit e Rafols Casamada
Arti rus po fiton vlerė Arti rus po fiton vlerė
Ēabej, im at Ēabej, im at
Unaza e Poetekės, nė Portugali Unaza e Poetekės, nė Portugali
Rikthimi i zonjės Shnajder Rikthimi i zonjės Shnajder
Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė Festa e muzikės arrin edhe nė Prishtinė
Agim Sulaj, ēmim pėr karikaturėn nė Turqi Agim Sulaj, ēmim pėr karikaturėn nė Turqi
Mbrėm  filloi Mbrėm filloi "Nine Eleven Dedication"
Gratė e Trojės vihen nė punė Gratė e Trojės vihen nė punė
Me ngjyra kombėtare Me ngjyra kombėtare
Google Yahoo MSN