Tradhtia e meshkujve nė njė raport nė ēift, nuk ka si shkak tė parė, atė qė shumė herė ėshtė pėrcaktuar, seksin. Kėtė e bėn me dije njė studim i fundit amerikan, realizuar nga Gary Newman, kėshillues dhe studiues pėr martesat dhe marrėdhėniet nė ēift.
Newman për të shkruar librin e tij të fundit E vërteta e tradhtisë ka mbledhur qindra dëshmi dhe mendime të burrave të martuar, besnik dhe jo besnikë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në përfundim të sondazhit, 92%e meshkujve kanë deklaruar se tradhtia nuk ka si motiv parësor marrëdhënien seksuale. Atëherë cila është arsyeja?
Shumë meshkuj kanë thënë se nuk ndiheshin të vlerësuar e të rëndësishëm aq sa duhej nga bashkëshortet e tyre- shpjegon Gary. Sipas tij, është mungesa e vëmendjes dhe lënia në harresë ajo që i ka shtyrë drejt tradhtisë.
Meshkujt përkundër asaj që mund të duket, sipas studiuesit janë shumë të ndjeshëm dhe emotivë. Fakti që nuk ndihen të vlerësuar, i bën ata që ndihen të pasigurt dhe i shtyn të kërkojnë të tjera partnere, që mund tu garantojnë vëmendjen e duhur.
Meshkujt shfaqen të fortë e të pushtetshëm, por brenda janë të pasigurt, po aq sa edhe femrat. Ata kanë një mentalitet prej fitimtari dhe për këtë duhet që të tjerat ti lejojnë të ndihen fitimtarë- vazhdon më tej ai.
Newman përfundon analizën e tij, duke iu drejtuar në mënyrë direkte grave: Mos kini frikë të lëvdoni vazhdimisht partnerin, bëjeni të ndihet shumë i vlerësuar prej jush, për atë që ai bën. Sa më shumë jepni, aq më shumë do të merrni.
Sipas studimit, vetëm 7% e atyre që pranojnë se nuk janë besnikë kanë pranuar se e kanë bërë me vullnet të lirë, ndërkohë që të tjerët kanë thënë se kanë qenë të detyruara, pasi kanë kaluar më parë përmes provave shumë të forta në marrëdhëniet martesore.