E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Nė kėrkim tė kohės sė humbur
Nė kėrkim tė kohės sė humbur
Nė kėrkim tė kohės sė humbur
Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit shpall kalendarin artistik. Premiera tė mėdha dhe shumė koncerte, qė drejtuesit shpresojnė t’i realizojnė pavarėsisht problemeve qė penguan punėn

Tre premiera absolute dhe një shumësi koncertesh me muzikantë shqiptarë e të huaj. Ky është kalendari i muajve të fundit të këtij viti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndryshe nga herët e tjera, nuk u bë ndonjë hapje zyrtare sezoni. Kalendarimiratuar qysh në fillim të vitit nga bordi i mëparshëm dhe rikonfirmuar, nga ai i riu, thjesht ka nisur të zbatohet. Duket ambicioz. Skena nuk do të rrijë asnjë ditë bosh, por duke parë rrjedhën e ngjarjeve (përplasjeve mes drejtuesve dhe bordit), të cilat ngrinë punën e artistëve, është vërtet e vështirë të kapësh ritmin normal të punëve. Drejtuesit e TKOB-it, shpresojnë shumë tek dashamirësia e artistëve dhe bashkëpunëtorëve të huaj.

Pas pjesës koreografike “Carmina Burana”, e cila u shfaq pak ditë më parë, në kalendar figurojnë edhe tre premiera të tjera të mëdha. Një nga veprat më të njohura të Gaetano Donizettit, opera “Lucia di Lamermoor” vjen në krye të muajit nëntor. Një bashkëpunim me Teatrin “Maggio Musicale” të Firences.

Skenografia mban firmën e Alfredo Troisit, kostumet nga Grahan Vick, regjia nga Nicola Zorzi dhe mjeshtër koncertues Gianluca Martinenghi. Viti Puçinian vijon me një vepër të madhe dhe tepër ambicioze. Bëhet fjalë për “Triptikun” e famshëm të Giacomo Puccinit, ku përfshihen 3 opera me nga një 1akt. Janë pikërisht “Kapota”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi” me regji dhe skenografi nga Nikolin Gurakuqi, nën dirigjimin e Alessandro d’Agostinos.

Në muajin dhjetor vijon premiera e baletit “Copelia”, një bashkëpunim mes TKOB-it dhe Teatrit Kombëtar Kroat të Zagrebit, me koreografi të Ilir Kernit, skenografi të Zorz Drausnik, kostumografi të Ljubica Wagner, dirigjon Ermir Krantja. Kalendarit nuk do t’i mungojë edhe pak aromë shqiptare. Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizohet një“Portret” për kompozitorin Kozma Lara. Një mbrëmje- album me krijime të autorit, me pjesëmarrjen e solistëve më të njohur instrumentistë dhe Korit Kameral të Operës.

Është parashikuar një listë e gjatë koncertesh, bashkëpunime me ambasada të vendeve të ndryshme, si ajo italiane, spanjolle, gjermane, greke, etj. Kështu, në vazhdën e serisë së “Koncerteve të Arta”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, mjeshtri Bruno Canino jep një recital pianistik në datën 16 tetor. Vetëm një ditë më pas, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës, Orkestra e Dhomës së Katalonjës organizon një mbrëmje muzikore të veçantë.

Nga Italia e Spanja, kalojmë në Gjermani. “Kammersolisten Augsburg” nën drejtimin e Hermann Mayer sjellin një program me vepra nga Vivaldi, Bach, Mahle, Peçi, etj. Po në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës vjen nje mbrëmje muzikore e veçantë, “Romansas y Kantigas” mekëngë të lashta hebreje. Në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi vjen një recital i pianistes Kosana Radojeviç.

Në program vepra nga Bach, Beethoven, Chopin. Nuk do të mungojë edhe cikli i kthyer në traditë tashmë, “Koncertet e Integrimit”, i cili sjell një Duo Recital nga Gjermania, Andrej Jussoë në piano dhe Leonidha Qose në violinë. Në program Beethoven, Prokofiev, Dvorzhak, Debussy, Wieniaëski. Po kështu edhe holli i artistëve të rinj. Solistë dhe ansamble do kenë mundësi të prekin skenën.

Si çdo vit janë parashikuar edhe koncertet kushtuar festave të mëdha, si ai për festën e Flamurit, në 28 Nëntor, në bashkëpunim me artistët e Kosovës, apo koncertet tradicionale të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Madje edhe 10-vjetori i korit “Pax Dei”.


Publikuar: 09.10.2008 06:00:23
Lexuar: 45 herė
Fjalėt kyēe: Kėrkim, kohės, humbur,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Instituti i Historisė po realizon projektin “Historia e Kosovės” Instituti i Historisė po realizon projektin “Historia e Kosovės”
Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit tė Festivalit Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit tė Festivalit "PRIFILMFEST"
Supervajzat me belin e hollė - Simboli i bukurisė nė televizionet pėr fėmijė Supervajzat me belin e hollė - Simboli i bukurisė nė televizionet pėr fėmijė
Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh
"Vitet e Martesės", rikthen nė ekran Drita Pelinkun
Radi: Nė dritė edhe mund ta harrosh errėsirėn Radi: Nė dritė edhe mund ta harrosh errėsirėn
Duke kuptuar censurėn Duke kuptuar censurėn
Edhe njė herė “Pamje nga ura” Edhe njė herė “Pamje nga ura”
"I dashur armik", nė Torino
Vrasja entusiazte e Havzi Nelės Vrasja entusiazte e Havzi Nelės
Google Yahoo MSN