Aktori Jason Priestley ka konfirmuar se ai do ti rikthehet ish-serialit Beverly Hills, 90210, pėr tė realizuar regjinė e njėrės prej episodeve.
Aktori, i cili ka bërë edhe regjinë e 18 episodeve të kësaj serie tinejxherësh, thotë se do të rikthehet në muajin janar, por nuk do tu bashkohet aktorëve para kamerave.
Do të rikthehem, por në cilësinë e regjisorit... Ata janë pajtuar të më lejojnë të bëj regjinë e episodit në janar, menjëherë pas pauzës së Krishtlindjeve. Kjo nuk është asgjë e re. Kam bërë regjinë e më shumë episodeve (të Beverly Hills, 90210), më shumë se çdokush tjetër, ka thënë Priestley.
Priestley shpreson që edhe Shannon Doherty dhe Jennie Garth të rikthehen në shou, për episodin e tij.