E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dilema e dosjeve
Dilema e dosjeve
Dilema e dosjeve
Nuk ka patur ēėshtje mė tė pėrfolur nė Shqipėrinė pas-socialiste se ēėshtja e dosjeve.

E megjithëse për të kaluarën në Shqipëri flitet shumë – dokumentarë, refleksione, intervista të bujshme – Shqipëria, paradoksalisht, mbetet ndoshta vendi më i prapambetur ish-socialist për sa i përket nismave institucionale për të kaluarën. Ky vetë-izolim reflektohet edhe në mënyrën si trajtohet e kaluara. Bisedat për të – ose më mirë përbaltjet e përbashkëta – fillojnë dhe mbarojnë tek Mukja apo Mehmeti, spiunët e UDB-së apo sklerotikët e Byrosë.

Të parit e Shqipërisë si një rast pothuaj gjenetikisht i veçantë nga çdo vend tjetër, kur nuk është thjesht pasojë e injorancës, imiton pikërisht metodën e parapëlqyer të shtetit shqiptar pas mbylljes së pashoqe në vitet ’70. Mirëpo vështrimi përtej kufijve mund të jetë i vlefshëm, sidomos duke qenë se për dosjet në vendet e tjera është folur e vepruar prej 18 vjetësh.

Historia e hapjes së dosjeve të shërbimeve sekrete fillon që me arkivat e Stasi-t në ish Gjermaninë Lindore dhe me hapjen e plotë ose të pjesshme në vendet e tjera lindore. Pothuaj të gjitha këto vende (por jo Shqipëria) ndërtuan institucione të veçanta e të specializuara që merren me studimin dhe publikimin e veprimtarisë së ish organeve sekrete, por edhe me krimet e periudhës komuniste në përgjithësi. I njohur si “lustration” (nga latinishtja për “lustratio”, domethënë purifikim nëpërmjet sakrifikimit), procesi i ballafaqimit me dosjet e funksionarëve filloi gjithashtu fuqishëm në Çeki në fillim të viteve ’90. Fillimisht sanksionohej që veprimtaria e ish-bashkëpunëtorëve të kufizohej për pesë vjetë, por ky rregull është kthyer gjatë viteve në një përjashtim të përjetshëm.

Ndryshe nga Çekia, “spastrimi” në Poloni bëhet sipas deklaratave që ju kërkohen një numri nëpunësish e titullarësh. Fillimisht kjo masë zyrtarësh ishte e kufizuar tek nivelet e larta të shtetit. Por vitet e fundit sfera e veprimit është zgjeruar dramatikisht, duke kërkuar që edhe gazetarët, avokatët, oficerët, diplomatët, e deri tek profesorët e universiteteve dhe titullarët e institucioneve të ulta të deklarojnë nëse kanë bashkëpunuar me ndërgjegje me ish shërbimin e sigurimit. Është pothuaj e pamundur të përshkruash në pak rreshta çfarë stuhie ka provokuar në Poloni një përpjekje e tillë. Mjafton të përmendësh që një ballafaqim i tillë përfshin qindra mijëra vetë dhe vetëm studimi dhe administrimi i dosjeve kërkon një mini-burokaci më vete. Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë duke deklaruar disa nga këto përpjekjë “spastrimi” anti-kushtetuese.

Shembujt tregojnë se për “spastrimin” nuk ka një formulë të caktuar. Momenti kur është vendosur të fillohet një fushatë e tillë, gjithsesi, ka qenë i rëndësishëm. Kjo sepse “spastrimi” është legjitimuar si një nevojë për forcimin e demokracisë në fillimet e tranzicionit. Por a ka të njëjtën vlerë kjo praktikë kur bëhet gati dy dekada pas kolapsit? Dalin edhe pyetje të tjera nga shembujt lindorë; Kush i zgjedh ata që vendosin për ish-bashkëpunëtorët e dyshuar? Çfarë masash duhen marrë që kjo përpjekje të mos kthehet në një hakmarrje masive? Rasti polak këtu është i dobishëm si një rast ekstrem, ku “spastrimi” i kaloi kufijtë e posteve të rëndësishme tështetit dhe preku aktorë jo-shtetërore duke përfshirë shkollat dhe shtypin. Propozimi shqiptar i kohëve të fundit nuk i kalon këto kufij.

Por ajo që i lidh shembujt e dosjeve në ish vendet socialiste nuk është vetëm rreziku i përdorimit të dosjeve për arsye politike. Në qendër të debatit për dosjet është ndeshja e dy koncepteve: e drejta e pamohueshme e çdo qytetari për të marrë vesh të vërtetën e së kaluarës, sado e hidhur të jetë ajo, me të drejtën e çdo qytetari për ruajten e privatësisë së tij, që është në themel të një shoqërie demokratike. Në këtë aspekt, do të ishte e dobishme që edhe në ambjentin shqiptar të sillen argumenta për rëndësinë e njërit apo tjetrit koncept dhe për kontributin specific që pritet nga hapja apo mos-hapja e dosjeve në këtë pozicion ku ndodhemi sot.

Nga ana tjetër, duke u marrë vetëm me dosjet e Sigurimit harrojmë që mijëra dosje të tjera të shtetit socialist vazhdojnë të jenë të vulosura për 50 deri në 150 vjetë në bazë të një ligji qesharak të vitit 1999. Si mund të shkruhet historia e një sistemi ndërtuar pikërisht mbi dhunimin e privatësisë duke mbyllur dosje me të dhëna personale nëpër arkiva për 150 vjetë?

“Spastrimi,” si dhe hapja e dosjeve personale të paktën sipas një afati kohor më të arsyeshëm, është një proces që domosdoshmërisht nënkupton kufizim të drejtash. Ky kufizim mund të mbrohet me argumenta në kontekstin e një ballafaqimi me të kaluarën. Por për këtë lloj diskutimi duhet hapësirë. Jo vetëm përmbajtja e dosjeve, por edhe mënyra se si e trajtojmë dhe shpjegojmë procesin e hapjes së tyre tregon shumë për llojin e shoqërisë që kemi ndërtuar dhe për shoqërinë që duam të ndërtojmë.

Nga Elidor Mëhilli/shekulli


Publikuar: 11.10.2008 00:58:03
Lexuar: 54 herė
Fjalėt kyēe: Dilema, dosjeve,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Qeverisja e mirė si zhvillim Qeverisja e mirė si zhvillim
Dinamizimi i diplomacisė Dinamizimi i diplomacisė
Kėrcėnimet ndaj Iranit Kėrcėnimet ndaj Iranit
Besnikėria shoqėrore Besnikėria shoqėrore
Filmimi i tė arrestuarve Filmimi i tė arrestuarve
Rėnia e ngadaltė e ekonomive tė Europės Lindore Rėnia e ngadaltė e ekonomive tė Europės Lindore
"Ju s’doni tė dini, sepse notoni nė ujėra tė turbullta"
Letėr miqve ndėrkombėtarė Letėr miqve ndėrkombėtarė
Abdikimi i presidentit dhe shpresat e kryeministrit - njė politikė ēorientuese pėr njė epokė tė re Abdikimi i presidentit dhe shpresat e kryeministrit - njė politikė ēorientuese pėr njė epokė tė re
Marksi nuk vjen mė…. Marksi nuk vjen mė….
Google Yahoo MSN