Ylli i muzikės pop dhe ish-anėtarja e grupit tė vajzave Spice Girls, Mel C, pritet tė martohet me tė dashurin e saj, Thomas Starr.
Mel C dhe partneri i saj që prej gjashtë vitesh, presin foshnjën e parë të tyre në vitin e ardhshëm, dhe tashmë kanë planifikuar shkëmbimin e unazave.
Sipas Daily Mirror, prindërit e ardhshëm janë fejuar muajin e kaluar dhe synojnë të kurorëzohen në pranverë.
Mel C do të jetë e fundit prej vajzave Spice e cila do të bëhet nënë. Melanie Brown ka dy vajza; Posh Spice siç njihet Victoria Beckham ka tri djem me futbollistin David Beckham, dhe Geri Halliwell dhe Emma Bunton secila ka nga një fëmijë.