E enjte, 11.3.2010
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama

















Ballina > Spektėr > Shėndet > Hapa tė thjeshtė pėr tė shmangur infeksionet nė pishinė
Hapa tė thjeshtė pėr tė shmangur infeksionet nė pishinė
Hapa tė thjeshtė pėr tė shmangur infeksionet nė pishinė
Shpesh fėmijėt paralajmėrohen nga prindėrit, e sidomos nėna, qė tė qėndrojnė larg pishinave tė cilat nuk pastrohen, pra nuk filtrohet uji i tyre dhe nuk vendoset klor nė tė.

Por një raport i fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), megjithatë, tregon se sëmundjet mund të përhapen edhe nëse pishinat mirëmbahen mirë, dhe ato vazhdimisht pastrohen. Sipas CDC-së, në pishina mund të merren sëmundje të ndryshme si ato gastrointestinale, infeksionet e lëkurës, veshit, të frymëmarrjes, syve, plagë neurologjike dhe infeksione të ndryshme, por nga më të zakonshmet është sëmundje diarreike. Edhe pse klori vret shumicën e baktereve që gjenden në pishinë, për një gjë të tillë duhen së paku disa orë që ky të ketë efektin e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për ujin e kripur.

Por shumica e njerëzve janë më shumë të rrezikuar nga uji i pishinave, dhe sëmundjeve që transmeton ai, se sa nga uji i kripur i detërave. Fëmijët, gratë shtatzëna, njerëzit me organe të transplatura, ata që marrin kimioterapia janë ata që më së shumti rrezikohen nga sëmundjet serioze, që vijnë nga pishinat.

Pra çfarë mund të bëjmë për të mbajtur veten të sigurt? CDC-ja ofron këshilla të vlefshme për notarët dhe prindërit. Pra, sa i përket asaj që ne të gjithë duhet të bëjmë për të zvogëluar e shfaqjen e këtyre infeksioneve, Michele Hlavsa, një epidemiologe në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i tha CNN-it se që të eliminojmë këto infeksione atëherë para së gjithash duhet që “të mos të urinojmë në ujë".

CDC ofron edhe këto këshilla:

• Mos u fut në ujë kur keni diarre.

• Mos e gëlltitni ujin e pishinës.

• Bëni një dush para notit duke larë edhe duart pas “vizitës” në WC ose pas ndërrimit të pelenave të fëmijës suaj.

• Dërgoni shpesh fëmijët tuaj në banjo dhe kontrolloni pelenat e tyre.

• Ndërro pelenat në banjo ose në ndonjë zonë që nuk është afër pishinës.

• Lani fëmijët me ujë e sapun në tërë trupin para notit./botasot


Publikuar: 02.07.2009 06:59:54
Lexuar: 220 herė
Fjalėt kyēe: Hapa, thjeshtė, shmangur, infeksionet, pishinė,
  


Lajmet e fundit
Ēanta, bizhu tė vogla Ēanta, bizhu tė vogla
Gjithė zėnkat e jetės bashkėshortore Gjithė zėnkat e jetės bashkėshortore
Mishrat nė skarė, tė parezistueshėm, por kujdes! Mishrat nė skarė, tė parezistueshėm, por kujdes!



Lajmet te ngajshme
Dobia nga ushtrimet gjatė shtatzėnėsisė Dobia nga ushtrimet gjatė shtatzėnėsisė
Kurrė nuk ėshtė vonė t’ia fillosh pijes Kurrė nuk ėshtė vonė t’ia fillosh pijes
Pemė, perime dhe ēaj pėr duhanpirėsit Pemė, perime dhe ēaj pėr duhanpirėsit
Mos vozitni nėn ndikimin e barnave! Mos vozitni nėn ndikimin e barnave!
Proteinat rritin muskujt Proteinat rritin muskujt
Lėngu nga noni Lėngu nga noni
Personat me Parkinson kanё mungesё tё vitaminёs D Personat me Parkinson kanё mungesё tё vitaminёs D
E mira e kafesė! E mira e kafesė!
Parandalimi i celulitit  dhe i sėmundjeve tė venėve Parandalimi i celulitit dhe i sėmundjeve tė venėve
Stresi faktor rreziku pėr shfaqjen e gastritit Stresi faktor rreziku pėr shfaqjen e gastritit
Google Yahoo MSN