E enjte, 11.3.2010
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama

















Ballina > Shtatė mėkatet kundėr lėkurės suaj
Shtatė mėkatet kundėr lėkurės suaj
Shtatė mėkatet kundėr lėkurės suaj
Dėshironi lėkurė tė bukur? Atėherė kujdes qė mos tė bėni asnjė prej shtatė mekateve qė e dėmtojnė atė.

Pirja e duhanit

Nëse nuk dëshironi ta lëni duhanin shkaku i zemrës dhe mushkërive, atëherë bëjeni shkaku i bukurisë. Kur pini duhan zvogëloni mundësinë e lëkurës që të sigurojë oksigjen që i duhet, e pa oksigjen qelizat nuk mund të rigjallërohen. Pirja e duhanit përshpejton procesin e krijimit të rrudhave, dëmton lëkurën dhe parandalon aftësinë e saj të rigjenerimit. Kështu përveç rrudhave rreth syve, buzëve dhe ballë lëkura juaj do të jetë e thatë dhe e plakur.

Përdorimi i solariumit

Mos shkoni në solarium. Pikë. Dhjetë minuta në solarium është njëjtë sikur edhe tërë disa në diell pa mbrojtje.

Qëndrimi në diell pa mbrojtje

Qëndrimi në diell..grumbullohet gjatë viteve jo ekskluzivisht vetëm kur rreziteni. Andaj vendosni krem me faktor mbrojtës (SPF) çdo ditë. Nëse planifikoni të qëndroni më gjatë vendosni faktor mbrojtës 30, çdo dy orë. Dhe mos u mashtroni se rrobat do t’iu mbrojnë nga dielli. Mbroni lëkurën nga dielli çdo ditë dhe do të ngadalësoni plakjen e saj dhe do të mbroheni nga kanceri i lëkurës. Edhe një gjë- mbroni sytë me syze të mira me UVA dhe UVB mbrojtje.

Flini me grim në fytyrë

Rigjenerimi i lëkurës ndodh edhe natën. Nëse flini me grim në fytyrë lëkura s’mund të pranojë oksigjenin që i duhet. Kur lëkura ‘ngulfatet’ procesi natyral i sintezës është i rrezikuar. Po ashtu grimi i mbyll porët, do t’i bëjë të dukshme dhe do të sjell deri tek plasja e puçrrave. Nëse në mbrëmje nuk e pastroni fytyrën dhe nuk vendosni krem atëherë nuk kontribuoni në luftën kund plakjes.

Nëse nuk shkoni tek dermatologu

Kontrolli së paku një herë në vit tek dermatologu është i rëndësishëm për shëndetin tuaj dhe mund të preventojë shumë sëmundje-si kanceri i lëkurës. Ekzistojnë pika të rrezikshme që në pjesët e trupit nuk shihen me sy, e edhe nëse i shihni s’mund t’i njihni. Një numër i madh anomalish mjeku mund t’i vërtetojë menjëherë dhe t’iu ndihmojë.

Stresi

Kur trupi ndodhet nën stres atëherë sekretohet hormoni kortizol dhe ky hormon shkakton shumë gjëra negative. Vështirëson qarkullimin e gjakut deri në lëkurë dhe mund të rrit sasinë e sheqerit në gjak, gjë që shkakton që qelizat të funksionojnë në mënyrë anormale.
Stresi ndikon edhe në gjëndrat e yndyrshme që mund të rezultojë me paraqitjen e akneve. Kur jemi nën stres ka gjasa që të dalin puçrrat. Gjeni një aktivitet që ua largon stresin, qoftë frymëmarrja e thellë, joga apo shëtitjet madje edhe 15 minuta mund të bëjnë dallim të madh.

Mungesa e gjumit

Nuk ka mënyrë që të dukeni mirë nëse iu mungon gjumi. Nuk dihet saktë se çfarë kompleksesh biokimike ndodhin gjatë kohës së gjumit, por çka do që ndodh ka rëndësi. Kur trupi juaj lufton që të mbetet i zgjuar muskujt lëshohen ndaj fytyra duket keq. Atëherë iu bie shtypja e gjakut dhe do të dukeni të zbehtë. Këto janë vetëm disa prej arsyeve që të flini së paku 7-8 orë çdo natë.


Publikuar: 02.07.2009 07:25:34
Lexuar: 737 herė
Fjalėt kyēe: Shtatė, mėkatet, kundėr, lėkurės,
  


Lajmet e fundit
Ēanta, bizhu tė vogla Ēanta, bizhu tė vogla
Gjithė zėnkat e jetės bashkėshortore Gjithė zėnkat e jetės bashkėshortore
Mishrat nė skarė, tė parezistueshėm, por kujdes! Mishrat nė skarė, tė parezistueshėm, por kujdes!



Lajmet te ngajshme
Fytyre pa ndricim Fytyre pa ndricim
E verdha, moda diellore E verdha, moda diellore
Buzėkuqi - kėshilla pėr pėrdorim Buzėkuqi - kėshilla pėr pėrdorim
Fuqia tek buzėt Fuqia tek buzėt
Njė grim me provėn e lotėve Njė grim me provėn e lotėve
Dy orė pėr grim tė pėrsosur Dy orė pėr grim tė pėrsosur
Koleksioni i  Vjeshtės pėr femra Koleksioni i Vjeshtės pėr femra
Look pėr plazh, cfarė tė veshim? Look pėr plazh, cfarė tė veshim?
Moda e kėsaj vjeshte Moda e kėsaj vjeshte
Aromė gruaje Aromė gruaje
Google Yahoo MSN